Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu në një intervistë televizive solidaritet me popullin turk për tërmetin tragjik që i mori jetën mijëra njerëzve.
Sipas Sulës, ngjarje të tilla të këtyre përmasave i tregojnë njeriut, dhe qeverisë e kryeministrit turk në këtë rast, se duhet të besojë në Zot e të sillet mirë çdo ditë jo vetëm kur ka fatkeqësi natyrore.
Sula u shpreh se ka rezerva lidhur me qeverinë turke, e cila siç tha, ka shumë gjynahe për të larë.
“Keqardhje për të gjithë popullin turk. Ngjarje të tilla ndodhin, por çdo njëri duhet të kuptojë që duhet të besojë në Zot, që nga ai kryeministri turk dhe qeveria turke për të cilin kam rezerva. Duhet të kuptojë se kjo botë të sprovon me ngjarje të dhimbshme. Jo vetëm kur kemi ngjarje të tilla duhet t’i drejtohemi Zotit dhe të tregojmë njerëzillëk. Njerëzillëk duhet treguar edhe në kohë paqeje dhe normaliteti. Qeveria turke ka shumë gjynahe për të larë, e keqja është që i bie popullsisë. Popullsia në zonën ku ka rënë tërmet i përket zonës kurde, ndaj të cilëve ka qenë shumë e madhe”, tha Sula.
Diskutime rreth kësaj post