Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Guido De Sanctis.
Meta poston foto nga takimi dhe shkruan se kanë folur për realizimin me një standard të lartë të zgjedhjeve të 14 Majit, si moment politik shumë i rëndësishëm për vendin.
E plotë:
“Mirëprita në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasador Guido De Sanctis.
Diskutuam gjerësisht për realizimin me një standard të lartë të zgjedhjeve të 14 Majit, si moment politik shumë i rëndësishëm për vendin.
Ndava me Ambasadorin De Sanctis:
Shqetësimet lidhur me situatën parazgjedhore e në mënyrë të veçantë mbi presionet dhe shpërdorimin e administratës publike në funksion të qëllimeve elektorale të qeverisë.
Ecurinë shumë problematike të Reformës Zgjedhore, e në veçanti të punës së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili për shkak të vullnetit negativ të mazhorancës nuk po adreson çështjet thelbësore që kanë dëmtuar rëndë standardin e zgjedhjeve.
Bllokimin e paligjshëm të regjistrimit të PD-së për shkak të kapjes së gjykatave nga kryeministri.
Uzurpimin e veprimtarisë së Parlamentit për shkak të akteve antikushtetuese të maxhorancës duke penguar komisionet hetimore, interpelancat, debatin parlamentar, pra kontrollin dhe llogaridhënien nga Parlamenti.
Në veçanti e njoha me të gjitha projektligjet e Partisë së Lirisë, të cilat janë bllokuar me arrgoancë nga mazhoranca, në kundërshtim me rregulloren dhe procedurat e Parlamentit.”-shprehet Meta.
Diskutime rreth kësaj post