Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të takojë sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një deklaratë për media pas prezantimit të platformës për punësim të të rinjve, Kurti theksoi se do të tregojnë se për çfarë temash do të flasin.
“E kemi tash një takim me gjithë ambasadorët që janë të akredituar këtu në Prishtinë, por edhe me diplomatët e tjerë, e kemi një takim në orën 11:00. E pastaj e kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, z. Lajçak e pastaj mund të flasim për këto gjëra. Do të tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë”, ka thënë shkurt Kurti
Diskutime rreth kësaj post