Nuk ka të ndalur tmerri për Turqinë këtë të hënë.Pas tërmetit të orëve të para të mëngjesit me magnitudë 7.8 Rihter, që ka shkaktuar mbi 1000 viktima në Turqi dhe Siri, një lëkundje me magnitudë 7.7 Rihter është regjistruar pak më parë, po në të njëjtën zonë.
Tërmeti është ndjerë në shumë qytete të Turqisë.
Sipas CNN turk një tjetër tërmet ka ndodhur në orën 13:23, me orën e Turqisë dhe intensiteti i tërmetit është regjistruar 7.8 ballë.
Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Elbistan të Kahramanmara?it, sipas të dhënave të Sizmologjisë Evropiane.
Gjatë ditës së sotme, mbi 70 lëkundje janë regjistruar që nga tërmeti që u ndje në Siri, Liban, Qipro e deri në Rusi.
Diskutime rreth kësaj post