Dea Mishel, banorja e “Big Brother Vip”, me mesataren 9.5 siç ka treguar ajo në shtëpinë e famshme, ka lëshuar disa perla gjatë një loje të krijuar nga Vëllai i Madh.
Një nga pyetjet që duhej t’i përgjigjej Dea Mishel, ishte kur ka lindur Skënderbeu dhe përgjigjia e saj ishte në 1956.
Kjo përgjigje e Dea Mishelit, ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjetet sociale.
Gazetarja e njohur Sonila Meço, përmes një reagimi shkruan se për këtë nuk duhet të fajësojmë Dea Mishelin, pasi Universitetet tona në krahasim me vendet e rajonit kanë një pozocion shumë të dobët.
Reagimi:
“Nuk na e ka fajin Dea Mishel, nuk na e ka!
Po si ka mundësi vëmë kujën për formimin e një të reje shqiptare, që jeton e studion këtu dhe nuk ka marrë përsipër të promovojë asnjë institucion arsimor në vend duke e mallkuar, sharë, fyer, denigruar, si individ kur britma duhej të vinte oshëtimë prej këtij lajmi: “Prej 20 vitesh, grupi spanjoll Cybermetrics Lab përgatit një renditje të universiteteve në nivel botëror, mbështetur në volumin e përmbajtjes së tyre në internet, për shikueshmërinë dhe ndikimin e punimeve të këtyre universiteteve, bazuar kryesisht në citimet e tyre në punimet e studiuesve të tjerë (Webometrics Ranking of World Universities).
I pari mes universiteteve shqiptare renditet Universiteti i Tiranës, që mban vendin e 3972-të në botë, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në vendin e 4379-të në botë. Pozicioni i Shqipërisë është i dobët krahasuar edhe me vendet fqinje të rajonit. Mes pesë vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë), numërohen 14 universitete që kanë renditje më të larta se universiteti i parë shqiptar (Universiteti i Tiranës).
Universiteti i parë në rajon renditet Universiteti i Beogradit, në vendin e 443-të në botë, i ndjekur nga Universiteti i Novi Sadit, në vendin e 963-të, Universiteti i Nishit, në vendin e 1487-të. Ndër universitetet me pozicionim më të mirë se Universiteti i Tiranës renditet edhe ai i Prishtinës, në vendin e 2982-të në Botë.” Dea Mishel është pasojë e zgjedhjeve të veta, si çdokush zgjedh të qendrojë injorant, i pa shkolluar, të korruptojë për notat (tek e fundit u korruptua FBI, jo më universitetet tona). Dhe të bësh shënjestër pa mëshirë pasojën pa i hyrë shkaqeve është më dëshpëruese se njohuritë e Deas, që nuk ka marrë përsipër të përfaqësojë kënd tjetër veç vetes. Edhe të fitojë famë duke e përçmuar po deshi. Po si do t’ja bëjmë me arsimin, edukimin, institucionet tona të rraskapitura që nga Universitetet e deri tek Akademia e Shkencave?”, shkruan Meço.
Diskutime rreth kësaj post