Qarku i Korçës, është përballur gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar me reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta, që më pas u pasuan me ulje të ndjeshme të temperaturave.
Trashësia e dëborës ka qenë nga 5 deri në 10 centimetra, ndërsa temperatura mesatare gjatë natës ka qenë -8 gradë Celsius.
Sakaq, mësohet se janë marrë masat e nevojshme për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, duke u angazhuar 10 mjete borëpastruese, ndërsa mjetet e udhëtarëve janë këshilluar të përdorin gomat dimërore.
Reshjet raportohet se kanë prekur akset: Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik dhe rrugët pranë Dardhës.
Diskutime rreth kësaj post