Armaldo Kllogjeri duket se ka dyshime në lidhje me lojën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Gjatë një bisede në kuzhinë me Tea Trifonin, ai e ka pyetur këtë të fundit se çfarë duhet të bëjë.
Armaldo: Ti si mendon, duhet të mbaj qëndrim unë apo nuk duhet të mbaj?
Armaldo: Qëndrim në kuptimin që ti mendon se duhet ta vazhdoj lojën kështu siç jam, apo duhet të mbaj qëndrim, o të shkoj me anën e Luizit o me anën e Oltës?
Tea: Si ta ndjesh, unë nuk jam me asnjë
Armaldo: Jo si ta ndjesh. A po është e vështirë
Armaldo: Sepse është thikë me dy presa, e kupton?
Tea: Se unë Luizin vërtetë e respektoja, po nuk e vlerësoj, e kam thënë e vazhdoj ta them, ama i flas
Armaldo: Padyshim që do i flasim njëri-tjetrit në shtëpi pavarësisht qëndrimeve që do mbajmë
Armaldo: Sepse kjo është loja që kemi menduar të bëjmë
Tea: Edhe Kiarës i flas, edhe Valbonës i flas. Ama i flas edhe Oltës
Diskutime rreth kësaj post