Deputeti i PD, Tomor Alizoti, ka folur në lidhje me debatin që ka “ndezur” politikën shqiptare që është çështja e McGonigal dhe përfshirja në skandal e emrit të kryeministrit Edi Rama.
Alizoti u shpreh se kjo është kriza më e madhe që ka prekur vendin dhe se sipas tij, Rama është frikacak dhe se fshihet.
Ai ndër të tjera, tha se Rama nuk mund ta bëjë detyrën e Kryeministrit.
“Ky është nga ata që futet poshtë tavolinës. Kur ka një kriz o duhet ta përballosh o të japësh dorëheqje. Ai duhet të vijë dhe të flasë. Edhe dictatorët i mbajnë me forcë dhe përballë. Rama vetëm kryeministër që nuk është, është frikacak, një burracak.
Në demokraci pushteti jep llogari para disa institucioneve. Parlamenti nuk funksionon në Shqipëri. Mediat ata që provojnë por kërcënohet. Edi Rama nuk e përballo dot detyrën e kryeministrit. Kjo është kriza më e madhe e shënuar në Shqipëri ndonjëherë. Kush mban kosto që një zyrtar i FBI është takuar me dy njerëz. Kryeministri nuk flet dhe del vetëm në disa TV sa i bëjnë qoka”, u shpreh Alizoti.
Diskutime rreth kësaj post