Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.
U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike.
Loja u fitua nga Dea Mishel Hoxha, e cila më herët ka treguar se e ka mbaruar shkollën me mesatare 9.8, por disa përgjigje të saj ishin vërtet “perla”.
Një përgjigje që mori më së shumti vëmendjen e banorëve dhe të publikut, ishte ajo kur blogerja u pyet për vitin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Duke mos e ditur vitin e saktë, Dea aludoi se lindja e heroit tonë kombëtar ishte në vitin 1956.
Po ashtu, ajo dha një përgjigje epike dhe tek pyetja se cili poet ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare nga, ku përgjigjia e saktë është Migjeni, por Dea dha si përgjigje emrin e At Zef Pllumit.
Ndërsa në një pyetje tjetër, Dea Mishel tha “Greqia” në momentin kur u mundua të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjente shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, e që ishte Serbia.
Njohuritë e pakta të personazheve VIP, kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli jo vetëm që të dëshpërohen, por edhe të qeshin me paditurinë e banorëve në komentet e bëra në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post