Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në emisionin “Barometri”, Celibashi u shpreh se në lidhje me këtë, KQZ do të bëjë aq sa i takon nga ana ligjore.
“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet kjo situatë nga të gjithë, kush mendon se regjistrohet apo jo partia më e madhe e opozitës qoftë edhe për shkaqe të përligjura, është i gabuar në këtë qasje. Edhe brenda staturës time, ti ke përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor për garantimin e procesit zgjedhor.
Nëse hyn në zgjedhje ku partia ka pretendime për legjitimitetin e procesit të regjistrimit të partive natyrshëm, integriteti i këtyre zgjedhjeve është i cënuar, por ne mund të bëjmë aq sa mund të bëjmë”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post