Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën me anë të një reagimi në Twitter, ku thotë se e ka ndotur keq mjedisin politik dhe e akuzoi për gënjeshtra.
Deklaratat e Ramës vijnë pasi opozita e ka akuzuar vazhdimisht për lidhjet me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
Madje kryedemokrati Sali Berisha e ka akuzuar Ramën se i ka paguar McGonigal para për të shkatërruar opozitën.
Në fund të reagimit të tij, Rama shprehet se gjendja e opozitës është pasojë e “puthjes me një të vdekur”, duke iu referuar Berishës, i cili është sanksionuar nga SHBA.
Reagimi i plotë:
“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.”-u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post