Pedagogu i shkencave politike në SHBA, Medlir Mema deklaroi se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim nuk ka reaguar për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, pasi sipas tij, ndikimi i saj në vend ka mbaruar, pasi do zëvendësohet nga një tjetër ambasador.
Në një intervistë televizive, Mema u shpreh se edhe për Kim, kjo është një situatë e sikletshme, pasi ajo ka investuar shumë në figurën e kryeministrit Edi Rama.
“Duhet të jemi të kujdesshëm edhe për reagimet tona ndaj ambasadës amerikane. Unë e kam kritikuar zonjën Kim për mos reagimin në këtë drejtim. Mendoj që ndryshe nga ambasadori që do të vijë, zonja Kim ka investuar te zoti Rama.
Në njëfarë mënyre, figura e saj është e lidhur me atë të zotit Rama. Pra, për këtë, kjo është një situatë e sikletshme. Jam i sigurt që ka marrë mandate të qarta nga qeveria e saj, por një dalje e saj publike ndoshta krijon probleme për të sesa për zotin Rama. Për mua, në aspektin e ndikimit politik në Shqipëri ka mbaruar ndikimi i saj”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post