Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi thotë se ka tentativa mes dy grupimeve të kësaj force politike, për të arritur bashkimin.
Në një intervistë televizive, Korreshi u shpreh se deputetët e të dyja grupimeve takohesh shpesh dhe në fokus të bisedave, është dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Ka tentativa, realisht të gjithë deputetët e të dyja krahëve, mendoj dhe gjykoj që në takimet tona, në përditshmërinë tonë politike, në fokus është çështja e 14 majit. Të gjithë mendojmë dhe gjykojmë, kemi dëshirën që të garojmë së bashku, të jemi së bashku pasi e keqja jonë e përbashkët dhe lufta jonë është Edi Rama.
Besoj se tonet janë ulur, ka kohë që janë zbutur dhe janë çuar mesazhe gjatë gjithë kësaj kohe ndërmjet dy palëve”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post