Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç deklaroi se Uashingtoni dhe Brukseli e dinë se cilat janë vijat e kuqe të Serbisë.
Daçiç u shpreh se formimi i Asociacionit në Kosovë, është parakusht i të gjitha parakushteve.
Daçiç, i cili ishte në Uashington, ku u takua me zyrtarë amerikanë në Departamentin e Shtetit dhe në Kongres, në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi dy vija të kuqe të Beogradit, çështjen e njohjes së Kosovës dhe formimi i Asociacionit.
“Është diçka që ne me të vërtetë nuk kemi nevojë ta diskutojmë apo negociojmë përsëri, sepse është diçka për të cilën ndoshta jemi pajtuar kur e nënshkruam atë marrëveshje 10 vjet më parë”, tha kryediplomati serb.
Sipas Daçiçit, ndoshta mesazhi më i rëndësishëm në Uashington është se performanca dhe pozicioni i presidentit Vuçiç, por edhe i Serbisë, konsiderohet konstruktiv dhe i përgjegjshëm dhe shpesh krahasohet me Prishtinën dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilët ka vlerësime të kundërta.
“Këtu kam dëgjuar se shprehen pozitivisht për Serbinë dhe vetë thonë se qëndrimi i QUINT-it, përfshirë edhe SHBA-në, ka ndryshuar shumë në raport me këtë pozicionim të Serbisë, gjë që tregon se ishte një vendim i drejtë”, nënvizoi ai.
Duke folur për Asociacionit, Daçiç përsëriti se ajo është pjesë e procesit të Marrëveshjes së Brukselit, diçka për të cilën është rënë dakord.
Diskutime rreth kësaj post