Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për dosjen “McGonigal” dhe takimet e tij me ish agjentin e FBI.
Në studio ka qenë edhe gazetari Artan Hoxha, të cilin Rama e falenderoi publikisht, për faktin që nxorri një audio të komunikimit mes gardistëve në 21 janar.
“Respekte për kontributin që dhatë sepse i keni dhënë mundësi drejtësisë të çlirohet nga një barrë e madhe mëkati”, deklaroi kryeministri.
Hoxha e pyeti Ramën edhe për rastin McGonigal dhe a është i gatshëm të paraqitet në SPAK, nëse do të thirret.
“Unë nuk e konceptoj dot që prokuroria të hapë çfarëdo çështje dhe të kërkojë kontributin tim dhe unë të mos e jap. Ajo akt-akuzë që tundej te ajo që quhej nga Ylli, parku zoologjik, nuk ka asgjë që lidhet me asnjë lloj aktiviteti të dyshuar, të askujt, as timin as të ndonjë zyrtari”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post