Gjatë mbrëmjes së djeshme Amos Zaharia dhe Dea Mishel kanë vendosur që të bëjnë një plan për lojën e tyre. Aktori i thotë Deas se nuk ‘do të bëjnë asgjë që është kundër të qenurit njeri i drejtë”
Sipas tij, do evidentojnë disa gjëra që nuk iu duken të vërteta, që iu duken false dhe që janë false. Më pas e pyet Dean ‘nëse do ta vazhdojnë nga çifti’, duke iu referuar Kiara Titos dhe Luiz Ejllit. Mishel i përgjigjet që nuk i njeh dhe ‘e vetmja mënyrë që i njeh është kur zihen se ngrenë zërin keq’.
Amos: Duket sikur ajo qesh me atë dhe kaq. Nuk ka asgjë tjetër mes tyre. me të vërtetë nuk e besoj se duhen. E kam seriozisht
Dea: As unë. Mendoja se isha njeri i keq ta thoja këtë. Mund të kenë një pëlqim. Amos: Mua më duket se as pëlqim nuk kanë, të paktën nga ana e Kiarës, se mbase Luizi do ta ëndërronte një vajzë si Kiara. Tani nga ana e tij unë mund ta kuptoj se është e sinqertë gjëja, por ai e shfrytëzon edhe për lojë. Tipit i ka rënë lotaria, që edhe ka një femër që mund ta dojë në krahë
Dea: I ka ardhur koha për t’u martuar e bërë fëmijë.
Amos: Nga ana tjetër i konvenon me lojën, me një gur vret dy zogj.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post