Deputeti Nard Ndoka ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” për të komentuar zhvillimet e fundit në politikë.
Sa i përket refuzimit nga ana e kryeministrit Edi Rama të interpelancës së thirrur nga opozita në lidhje me skandalin “McGonigal” , Ndoka tha se kryeministri po sillet si padron, edhe pse e kishte për detyrë të jepte shpjegime. Sipas tij, kjo është për faj edhe të opozitës, pasi nuk po sillet si duhet.
“Ai po sillet si padron si gjithmonë. Por edhe sot është kulmi sepse po thirret për një nga aferat më të rënda. Ai refuzoi një interpelancë nga deputeti Sali Berisha. Berisha është si çdo deputet tjetër aty dhe ka të drejtën e tij. E rëndë është dhe reagimi që nuk i përgjigjemi një njeriu non-grata. Sjellja e sotme është shumë e rëndë. E kishte detyrë institucionale por edhe morale ndaj atyre që e kanë mbështetur. Kjo sjellje e rëndon pozitën e tij në çdo raport, edhe atë ndërkombëtar.
Pa diskutim që unë e kam vlerësuar në mënyrë maksimale në vitin 2008 ndryshimet kushtetuese dhe kam votuar kundër. Pasojat e ndryshimet zgjedhor janë dhe këto të sotmet. Të gjitha e kanë zanafillën aty. Ne shembëm rolin e presidentit, ndryshuam rregullat e lojës. Ka pasur shenja edhe më përpara.
Ne shohim sot një mazhorancë që nuk lejon hetimi ne vetes. Ne nuk kemi asnjë informacion se si Edi Rama e ka përdorur detyrën e kryeministrit. Rama sot i shkeli vetë me këmbë komisionet hetimore që vetë i ka kërkuar.
Rama për 8 vite në opozitë ka marrë konsensusin e qeverisë. Në mënyra të ndryshme edhe nëpërmjet pazareve. Ndërsa sot edhe sjellja e opozitës, është opozitë e paaftë që të tregojë muskujt.
Pse ndodh kjo? Ja vëllain e tij e kapën me shkelma në Serbi. Ata janë ndryshe sepse e njohin shtetin. Ky ëhstë matrapaz, nuk ëhstë burrë shteti.”– deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post