Gazetari Ardit Hoxha zbuloi detaje në lidhje me kërkesën e opozitës për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryetares së Kuvendit.Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha theksoi se në këtë nismë janë bashkua deputetët mbështetës të Sali Berisha si dhe deputetët demokratë mbështetës të Enkelejd Alibeajt.
“Me duket një kërkesë krejt formale. Do ishte çudia e shekullit nëse kjo kërkesë e këtyre 28 deputetëve të PD të realizohej dhe Lindita Nikolla të largohej nga posti i kryetares së Kuvendit. Ajo që vihet re është se 28 firmat e opozitës janë bashkim i demokratëve të Berishës dhe i demokratëve të Alibeajt. Kjo është një nga nismat e rralla që deputetët demokratë bashkojnë firmat për një nismë kundër mazhorancës”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post