Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës, teksa foli për skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
Berisha tha gjatë mbledhjes me kryesinë se Basha mbylli gojën 7 ditë për këtë skandal dhe në fund reagoi me vetëm 4 rreshta.
Ai theksoi se edhe pas kaq ditësh, ish-kreu i PD-së nuk guxoi të përmendë kryeministrin dhe ish-zyrtarin e FBI-së.
“A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën pa le më McGonigal, nuk ekzistonin për ta”, theksoi kryedemokrati.
Diskutime rreth kësaj post