Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike.
Berisha: Të nderuar anëtarë të Kryesisë së PD, sekretarë të PD, qytetarë dhe qytetare. Mblidhemi sot në një moment të pashembullt, të jashtëzakonshëm, mblidhemi në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas anti-shqiptare, anti-demokratike të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror, në qendër të një akti që tejkalon çdo lloj imagjinate kur një vend që i detyrohet më shumë se çdo vend tjetër SHBA, Shqipëria merr përsipër i korrupton vendit udhëheqës së NATO, vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, një nga njerëzit kryesorë të sigurisë, është Edi Rama. Të marrësh përsipër një akt të tillë, të shndërrosh në aset me korrupsion një njeri që kurrë nuk e meritonte atë detyrë por që kishte një pozicion të jashtëzakonshëm. Do të thotë të kryesh një akt armiqësor të përmasave, tejkalon çdolloj limiti, çdolloj linje. Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik që është pluralizmi për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Edi Ramës është krim makabër. është një veprim i barabartë me një grusht shteti kur puçistët vendosin që të shuajnë pluralizmin.
Diskutime rreth kësaj post