Në faqen zyrtare të Instagramit të këngëtarit Luiz Ejlli ka patur një reagim nga të afërmit e tij pas gjuhës ofenduese dhe kërcënuese të përdorur ndaj tij nga aktorja Olta gixhari.
Në reagim shkruhet se gjithçka mund të tolerohet në kuadër të lojës, por jo duke cënuar jetën personale të një njeriu.
Ndër të tjera, shkruhet se nuk ulet dhe nuk ngrihet imazhi i një artsi nga markat që vesh.
“Reagim për të gjithë ju që e keni kërkuar patjetër një të tillë dhe jeni mbështetës të Luizit.
Në kuadër të një loje dhe brenda kontekstit të një realityshoë, bazuar në të vërteta dhe jo, bazuar në intriga dhe poshtërime mendoj se:
Njeriu ka mundësinë të zgjedhë. Si dhe në çfarë nivelesh do të luaj! Prandaj gjithçka duhet të jetë e mbyllur dhe të luhet aty për aty, pa përfshirë dhe cënuar jetën e atij që ke përballë dhe jashtë këtij formati.
Imazhi i një artisti duhet ruajtur si i tillë të respektohet edhe kur mungon dëshira. Prandaj ekzistojnë limitet dhe jo vetëm.
Nuk ngrihet ky imazh as ulet nga markat e shtrenjta ose jo. Besoj kuptohet dukshëm për ata që na ndjekin se çfarë janë ose s’janë, fundja populli thotë nuk të bën leku artist, leku nuk të bën njeri, ti lind i tillë”, thuhet në reagim.
Ndërsa sa i përket fyerjeve dhe deklaratave të aktores se kush e mban brenda Luizin, shkruehts e askush përveç vetes dhe popullit që e mbështet.”
Më tej të afërmit shpresojnë se të gjitha ato që kanë ndodhur së fundi do të gjykohen drejt si nga ana e produksionit ashtu edhe mbështetësve të këngëtarit.
“Fyerja është po e tillë, e rëndë, por më e rëndë kur del nga goja e bukur e një femre. Kush e mban Luizin brenda? Po he? Kush e mban përveç vetes së tij? Kush tjetër? Populli.
Pastaj për pjesën tjetër nuk po flasim më gjatë, nuk ia vlen. Se ndryshe nga disa ne mendojmë më gjatë dhe për ata që mund të lëndohen. Padiskutim që nuk tolerohet dhe besojmë se do të gjykohet në mënyrë të drejtë. Jo vetëm nga produksioni por edhe nga ata që e shpenzojnë kohën e tyre duke ndjekur #Luizin”, përmbyllet reagimi në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post