Të nominuarit e kësaj jave në Big Brother VIP ishin Bjordi, Tea, Efi dhe Armaldo, por banori që do lërë shtëpinë sot do jetë Tea.
Por pse kështu? Sepse plani i produksionit është shumë i thjeshtë dhe i qartë. Efi nuk del, sepse po bëhet shumë interesante dhe faktor në shtëpi.
Pozicionimi në krah të Luizit dhe Kiarës, “lu.ta” me Oltën e kanë bërë atë një personazh shuëm të dashur për publikun dhe interesant në sytë e tyre.
Armaldo po ashtu është bërë shumë interesant javët e fundit dhe po luan mjaft bukur. E duan të grupet në shtëpi, si Olta dhe Luizi.
Por Armaldo po tregohet i zgjuar dhe e mban mirë me të dy grupet dhe shoqërohet me të gjithë në shtëpi, plus që atmosfera që sjell herë pas here është shumë e bukur.
Bjordi i duhet ende edhe për disa ditë shtëpisë sepse reflekton atë eduaktën dhe qetësinë që ka nevojë shtëpia, ndërsa Teas i është prerë bileta. Prej ditësh ka rënë në qetësi dhe duket se debatet e forta me Luizin e “fundosën” dhe nuk po ngre dot më kokë.
Diskutime rreth kësaj post