Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në tunelin e Llogarasë ku dhe bëri me dije se gërmimet në këtë tunel përfunduan.
Ky aks do të shkurtojë rrugën për në plazhet e jugut të vendit dhe do të jetë i aksesueshëm për qytetarët në sezonin e 2024.
“Tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore. Një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”, tha Rama.
Ndërkohë, zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se kjo është një vepër e madhe me një tunel tjetër ndihmës dhe me 11 pjesë lidhëse.
Duek shpresuar që gjithçka të shkojë sipas planit Balluku tha se më 1 qershor 2024 do të jetë gati.
“Kjo është një vepër e madhe me një tunel tjetër ndihmës me 11 pjesë lidhëse. Shpresoj që edhe në këtë një vit e gjysmë që na ka mbetur punët të ecin mirë dhe unë shpresoj që me 1 qershor të 2024-s tuneli i Llogarasë të jetë i aksesuesheëm për të gjithë qytetarët”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Diskutime rreth kësaj post