Kodrën e Diellit, në Maqedonin e Veriut, është mbushur me borë teksa temperaturat kanë shkuar – 8 gradë celsius, ndërsa trashësia e borës ka arritur në 74 centimetra.
Siç njoftoi DPHM, deri në orën 08:30 janë matur – 6 gradë celsius në Berovë, -5 në Mavrovë, -4 në Kriva Pallankë, Manastir, Prilep dhe Krushevë, -3 në Tetovë, -2 në Shkup, Petrovec, Ohër, Pretor, Shtip, Demir Kapi, Vinicë dhe Strumicë, -1 në Shkup – Zajçev Rid dhe Kumanovë, si dhe 2 gradë celsius në Gjevgjeli dhe Dojran.
Trashësia e borës deri në orën 07:00 në Mavrovë ka qenë 15 centimetra, në Krushevë 6 dhe në Gjurishtë 3.
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje lokale të dobëta bore. Do të fryjë mesatare deri në të fortë, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë nga 1 deri në 9 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në pjesë të luginës me borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë celsius.
Diskutime rreth kësaj post