Mëngjesin e sotëm Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes e kanë nisur me debat. E gjitha ka nisur nga aktorja e cila akuzon ish-konkurrenten e “Për’puthen” se bën zhurmë natën dhe ajo nuk fle dot pastaj.
Më pas Olta ‘kërcënon’ Efin se tani e tutje do të zgjohet herët në mëngjes, për shkak se ajo do t’i bëjë zhurmë.
Pjesë nga biseda:
Efi: Do shkosh të ankohesh e nuk do të të bëjnë derman
Olta: Unë kam menduar se do merremi vesh deri sot, kam 1 muaj e gjysmë
Efi: E pikërisht dje që unë kam fjet gjumë se isha e sëmurë. Më ke e kishe, me Luizin? Zhurmën për kë e bëre në mëngjes, për Luizin? E bëre për mua e për Kiarën. Ok, ta tregoj unë qejfin tani
Olta: Kam 1 muaj e gjysmë që ju flas
Efi: Çdo natë thua grupi nuk ka problem, se kam vendos tapat, sot u kujtua
Olta: Por jo një natë para spektaklit
Efi: Po me kë i tregon ti këto, po nuk pate ndonjë interes të dëgjosh muhabetin
Olta: Unë muhabetet e tua?
Efi: Asnjë lloj muhabeti, vetëm dje që nuk ka pasur, por ti s’ke për të fjetur
Olta: Hajt zogu i vogël se do çohesh herët në mëngjes
Diskutime rreth kësaj post