Gjatë ditës së djeshme Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë pasur përplasje të ashpra me njëri-tjetrin. Aktorja ka hedhur akuza të forta ndaj këngëtarit, duke i thënë se është përdorues i drogës.
“Të rri buza e bardhë gjithë kohës. E di unë ça mungese ke, a ke fuqi. Prandaj po të them jam kursyer shumë unë, ki kujdes me mua. Nuk jam e vogël, kam eksperiencë. Të njoh sa të shoh. Lyeje i çik buzën se e ke të bardhë shumë”, i tha Olta Luizit.
Ndërkohë gjatë një bisede me Efi Dhedhes dhe Kiara Titon, Luizi pyet vajzat “e dini pse i kam buzët e bardha unë?”.
“Puthi këtë me fondatinë”, thotë vetë këngëtari, të cilit ia pret Efi: “Po e di mor Zot i madh, kujt po i ashtu. Lëri njerëzit e poshtë të flasin, poshtërsinë e tyre tregojnë”.
Teksa mbante në duar një lodër që përsërit çdo fjalë që thotë dikush, Luizi flet: “Na ikeni çarë b*thën”.
Diskutime rreth kësaj post