Nuk është çudi që të gjithë, absolutisht të gjithë, e kanë nga një mendim për Luiz Ejllin dhe lojën e tij në “Big Brother”. Disa e japin mendimin se janë të afërt me këngëtarin, të tjerë se e njohin, disa të tjerë thjesht për të “përfituar” nga momenti tij i lavdisë, pastaj është edhe Agim Doçi që nuk i përket asnjërit prej grupimeve, por e ka diçka për ta thënë, krejt ndryshe nga të tjerët.
Kështu, në emisionin “Impact”, autori i disa këngëve, u pyet ndër të tjera edhe nëse ka njohje me Ejllin, ndoshta për shkak të origjinës apo background-it artistik dhe më çfarë fjalësh do ta përshkruante atë. Fillimisht Doçi nisi të flasë për shtresat e tyre të familjes dhe më pas del në temë duke treguar se e njeh që fëmijë dhe gjatë rritjes së tij. Po ashtu poeti mendon se Luizi po e imiton sjelljen e Doçit në shtëpinë e “Big Brother”.
“Ka arritur deri aty sa në të gjitha veprimet, komportimet, përpiqet të imitojë Agim Doçin. Unë jam i paimitueshëm. Më imiton në çdo gjë”- shprehet Doçi, ndërsa më pas e saktëson mendimin duke thënë se në fakt Ejlli “ka komportimet e tij”, pra pak a shumë përpiqet ta imitojë, por nuk e arrin. Kjo sipas Doçit vjen sepse kanë “bagazhe të ndryshme”.
Pra, Agim Doçi duhet të futet në “BBV” dhe të nxjerrim përfundimet.
Diskutime rreth kësaj post