Gazetarja Eksiola Shehu thotë se një tjetër deputet i Partisë Socialiste pritet të lënë mandatin, për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në emisionin “Now”, Shehu u shpreh se bëhet fjalë për deputetin Besjan Ajazi, i cili është propozuar si kandidaturë për të marrë Bashkinë e Gramshit.
Nëse konfirmohet, Ajazi do të përballet me kandidatin demokrat, Hasim Çekrezi.
“Në PS pritet që të ketë një tjetër deptuet të lërë mandatin dhe t’i besohet një kandidim në bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi. Nga ajo që unë ka mësuar, është propozuar opër të qenë kandidat për kryetar të Bashkisë së Gramshit. Përballë tij është Hasim Çekrezi”, theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post