Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë të hënë hapjen e rrugës që të çon nga Qafa e Thores në drejtim të Thethit. Prej ditësh ky aks ishte bllokuar nga trashësia e madhe e dëborës dhe rënia e vazhdueshme e orteqeve.
“Qafë Thore-Theth rruga është e hapur për të gjitha mjetet. U puna për pastrimin e rrugës nga ortekët me borëpastruese dhe mjete të tjera.
Dendësia e dëborës është mbi 1 metër. Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post