Partia Socialiste ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar ku është diskutuar për seancën plenare të kësaj jave. Burime bëjnë me dije se në mbledhje është rënë dakord se nëse do të ketë sërish bllokim të foltores nga deputetë të opozitës, do të veprohet si në seancën e fundit, ku rendi i ditës nuk u diskutua, por vetëm u votua.
Pas seancës së javës së shkuar u përjashtua me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, deputetët Sali Berisha, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike erdhi nga mazhoranca socialiste në lidhje me bllokimin e foltores dhe kaosin e shkaktuar gjatë seancës plenare.
Deputetët e Partisë Demokratike, me në krye ish-kryeministrin Berisha nuk lejuan zhvillimin e një seance normale në parlament, pasi kërkonin thirrjen në Kuvend të kryeministrit Rama dhe mbajtjen e një mocioni me debat në lidhje me përfshirjen e tij në “çështjen McGonigal”.
Diskutime rreth kësaj post