“Nuk gjej asnjë argument për shkarkimin e Lindita Nikollës”. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla e rrëzoi kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt për nismën që mori për shkarkimin e kryetares së kuvendit pas seancës së fundit të së enjtes.
Ai e akuzoi për shkelje të rregullores, por socialistët nuk janë të këtij mendimi. Po kërkesën për mocion me Edi Ramën për dosjen e FBI-së a do ta pranojë PS? “Unë nuk jam…është kryetari i kuvendit që njihet me kërkesën dhe e vlerëson nëse është në përputhje. Deri të enjten do të ketë përgjigje për këtë” tha Balla.
Referuar situatës së krijuar në Kuvend në seancën e fundit dhe nëse skenari përsëritet nga opozita, Balla tha se rendi i ditës do të vijojë që të miratohet. “Situata që është krijuar është qesharake” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post