Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka qenë një ndër të ftuarat e drejtueses Luana Vjollca në programin e saj, “Zemër Luana” në televizionin Klan. Monika ka qenë mjaft sportive dhe është përshtatur mjaft mirë me të gjitha sfidat.
E vendosur përballë një sfide personale deputetja zbuloi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga figurat më të përfolura, si miq, por edhe kundërshtarë të saj politikë.
Ajo duhet të vendoste fotot e personazheve sipas lules që ajo mendonte se u përshtatej, duke qenë e apasionuar pas kopshtarisë. Teksa u shfaq fotoja e kundërshtares së saj në politikë Grida Dumës, Monika zgjodhi ta vendoste tek lulja “Manushaqe”, duke e komentuar sesi lulja e cila përballon çdo stinë; njëjtë e fort është edhe Grida.
Diskutime rreth kësaj post