Eriselda ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” me një deklaratë shumë të fortë kundrejt bashkëshortit të saj, në insertin prezantues të rubrikës nga “E diela shqiptare”, ajo shprehet se i ka kontrolluar celularin bashkëshortit sepse dyshonte se e tradhtonte.
Eriselda: “Dyshoja që bashkëshorti më tradhtonte. E shikoja që fliste në telefon nëpër cepat e shtëpisë. Vendosa t’i kontrolloj fshehurazi telefonin. Nuk po e besoja. Gjithë ato mesazhe, gjithë ato telefonata vetëm në një numër dhe kur e zbuloj, ishte një burrë.
Pasi hyn në studio, Eriselda zhvillon një bashkëbisedim të shkurtër me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin duke konfirmuar veprimin e saj dhe shprehur ndjesinë që ka përjetuar”.
Ardit Gjebrea: “Pra, në mesazhet që ti kontrollove në celularin e bashkëshortit, pe që ai fliste me një mashkull”?
Eriselda: “Shumë e vërtetë zoti Ardit. Jo jam pataksur, po kam vënë duart në kokë realisht. Shumë telefonata, shumë mesazhe në një numër telefoni”.
Eni Çobani: “Nuk doli ajo që ti mendoje, një grua por…”.
Eriselda: “Nuk doli një grua, dyshoja për tradhti, por… doli një burrë”.
Diskutime rreth kësaj post