Vogëlushja Savvi, foshnja e lindur e shurdhër, solli lot gëzimi në sytë e familjes së saj, ku falë teknologjisë, ajo arriti të dëgjojë zërin e nënës së saj për herë të parë.
Bëhet fjalë për Savvanën e vogël, një vajzë të vogël vetëm disa muajshe, e cila ka pasur probleme me dëgjimin që nga dita e lindjes dhe nuk kishte dëgjuar asnjëherë zhurmat e mjedisit të saj.
Dje ishte hera e parë që prindërit e vogëlushes Savvi, i pajisën asaj aparate dëgjimi të krijuara posaçërisht për foshnjat.
Sapo dëgjoi tingujt e parë filloi të qante, pasi nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte saktësisht.
Pikërisht atëherë ajo dëgjoi zërin e nënës së saj, duke e mirëpritur me ëmbëlsi në botën e re, të çuditshme të tingujve dhe duke e pyetur nëse ishte mirë.
Pikërisht atëherë Savvi i vogël pushoi së qari dhe e pa me emocion, por edhe çudi që prindërit dhe të afërmit e saj po flisnin me të.
Videoja prekëse është postuar nga nëna e saj në Twitter, duke shkruar: “Është e lehtë t’i marrësh gjërat e vogla si të mirëqena, por në shtëpinë tonë dhuntia e zërit nuk është një prej tyre! Të duam Savvie!”.
Diskutime rreth kësaj post