Natën e mbrëmshme në spektaklin e radhës të “Big Brother VIP Albania”, u zhvilluan dinamika të shumta, ku një debat tjetër ndodhi mes Efit dhe Oltës, pastaj publiku zgjodhi fitues Luizin dhe Tean në sfidën e “Big Brother Talent Show”.
Pas, spektaklit kishte edhe të tjera ngjarja që ndodhën në orët e vona të natës, Luizi që njihet për energjinë e tij për të dhuruar atmosferë nuk ka vepruar njëjtë.
Këngëtari pas darkës me banorët nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, duke shkuar të shtrihet i pari në shtrat.
Për t’i qëndruar afër ishin Kiara dhe Efi, të cilat u shqetësuan për shëndetin e tij ndërkohë Luizi ka vazhduar të qëndroi shtrirë për të pushuar.
Në një moment afër tij ishte edhe konkurrenti tjetër, Armaldo i cili iu afrua duke i thënë:
“Po u sëmure ti u mbyll Big Brotheri”.
Kiara ndërkohë tregoi një përkushtim më të madh, pasi është kujdesur që t’i qëndronte pranë në raste se kishte nevojë për ndonjë gjë.
Kujtojmë që po natën e mbrëmshme, Xhonatan Islami u eliminua, por që u rikthye në shtëpinë e famshme me anë të biletës.
Diskutime rreth kësaj post