Gazetari investigativ amerikan, Mattathias Schwarz deklaroi se ende nuk dihet nëse kryeministri shqiptar, Edi Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
Në një intervistë ekskluvize për emisionin “Review” në Euronews Albania, Schwarz nënvizoi se aktualisht, FBI po mbledh informacione në lidhje me këtë çështje dhe shtoi se hetimet mund të vazhdojnë.
“Nuk e dimë ende këtë. Çfarë po bën FBI me këtë çështje, ata po mbledhin informacione, hetimet mund të vazhdojnë.
Sa i përket sigurisë kombëtare amerikane, vetë qeveria e përcakton çfarë McGonigal di për këtë. Vlerësimi i dëmit është në vazhdim e sipër, duhet të presim”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post