Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.
Së fundmi Fjoralba ka dhënë mendimin e saj në lidhje me sulmin kibernetik ndaj faqes zyrtare të Instagramit të “Big Brother Vip”, i cili ndodhi gjatë postimit të videove të performancave të banorëve të progarmit “Talent Show”, që ata zhvilluan brenda shtëpisë, ku me anë të pëlqimeve të videove të postuara do të zgjidhej dhe performanca më e mirë. Ama më pas faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” njoftoi se kanë pasur të bëjnë një sulm kibernetik me qëllim blerjen e klikimeve dhe ‘liket’ e atyre videove nuk janë 100% reale. Për këtë Fjoralba ka treguar se ishte e bindur që diçka e tillë kishte ndodhur, pasi edhe vetë bukuroshja ka pasu të bëjë me një sulm kibernetik në Instagramin e saj në vitin 2020.
“Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox. Si fillim po ua rikujtoj që nuk frymoj me cel në dorë që të reagoj me sekonda kur ndodh diçka sepse njërit apo tjetrit i cënohet banori i preferuar. Së dyti nëse e kam komentuar ‘Bigun’ fillimisht e kam bërë vetem kur kam parë fenomene shqetësuese sociale dhe më pas me kërkesën e insistimin tuaj nga mesazhet e shumta në forma komike. Së treti isha e bindur që kishte të bënte me një sulm kibernetik sepse kam qenë vetë pre e një situate të ngjashme që mu bë për të më dëmtuar në 2020.”-tha ajo.
Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Vetëm pak më parë Fjoralba ka postuar në Instagram një foto me partnerin e saj të zemrës, i cili e mban atë mbi shpinë.
Diskutime rreth kësaj post