Në rubrikën “Pa kufij” në “Opinion” në Tv Klan, ishte i ftuar Ilir Morina, shqiptari i cili në një kohë të shkurtër, ndoshta më të shkurtrën në botë ka arritur që të vizitojë 201 vende të botës, ku sipas klasifikimit të vendeve anëtare të Organiziatës së Kombeve të Bashkuara, vëzhguesit si dhe vendet që aspirojnë të jenë anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Ilir Morina, ka folur rreth eksperiencës së tij të udhëtimeve, si dhe ka treguar se kur nisi pasioni i tij dhe si u zhvillua gjatë kalimit të viteve për t’i vënë qëllim vetes për të udhëtuar rreth botës.
Ilir Morina: “Kam lindur në Gjermani, por më pas jam kthyer në Kosovë kur kam qenë në klasë të parë, por klasën e dytë e kam vazhduar në Gjermani. Pjesën më të madhe të jetës kam jetuar në Gjermani, Zvicër, Austri, Kosovë”.
Blendi Fevziu: Në sa shtete të botës keni udhëtuar?
Ilir Morina: “201, por varet se si klasifikohen sepse shumica e atyre që bëjnë udhëtime rreth botës ata bëjnë 193 sepse për shembull thonë që Kosova nuk është në OKB, kanë një listë të vendeve anëtare të OKB-së”.
Blendi Fevziu: Të gjithë këtë hartë të globit, ju e keni vizituar të gjithën?
Ilir Morina: “Po, po. Dhe të gjitha kryeqytetet e botës i kam vizituar. Kam qenë në Jemen, por në kryeqytetin e tij Sana’a akoma nuk kam shkuar, por besoj që në Shkurt kam për të shkuar”.
Blendi Fevziu: Si lindi interesi për udhëtimet?
Ilir Morina: “Interesi nisi në moshën 10-11 vjeç. Kisha interes për Marko Polon, për Zhul Vern, gjithmonë më kanë frymëzuar. Pasioni gjithmonë më është rritur”.
Blendi Fevziu: Për sa vjet ke vizituar 201 shtete?
Ilir Morina: “Unë ia kam nisur me udhëtimin rreth botës në vitin 2011 kur kam pasur 45 shtete të vizituara”.
Blendi Fevziu: Pra për 11-12 vjet ke vizituar gjithë këto vende?
Ilir Morina: “Po”.
Diskutime rreth kësaj post