Partia Demokratike Dega Vau Dejës, pasi u njoh me një lajm mediatik lidhur me kandidaturën e PD-së për Bashkinë Vau Dejës, dëshiron të sqarojë demokratët dhe qytetarët e Vau Dejësit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Vau i Dejës, Gentian Ndoj, i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt, duke përgënjeshtruar lajmin si dhe zyrtarizimin e kandidaturës për Bashkinë Vau Dejës.
Gjithashtu, kryetari Gentian Ndoj, ka theksuar se nuk kanë zhvilluar asnjë mbledhje lidhur me emrin e kandidatit, por në ditët në vijim, Ndoj është shprehur se do t’ju informojmë për ҫdo vendim.
Pjesë nga deklarata:
“Strukturat lokale të Partisë Demokratike, Dega Vau Dejës, nuk kanë zhvilluar asnjë takim për të diskutuar lidhur me kandidaturën tonë për zgjedhjet e 14 Majit dhe as nuk kanë dërguar ndonjë propozim pranë PD-së qëndrore. Në këtë kuptim, përgenjështrojmë çdo lajm për zyrtarizimin e kandidaturës tonë për Bashkinë Vau Dejës, në kushtet kur strukturat nuk janë mbledhur, nuk kanë diskutuar, nuk kanë propozuar e aq më pak të kenë marrë ndonjë vendim lidhur me emrin e kandidatit. Dëshirojmë t’ju informojmë se ditët e ardhshme, Kryesia dhe drejtuesit lokalë të PD-së Dega Vau Dejës, do të zhvillojnë një takim, ku do të diskutohen opsionet tona për daljen në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe emrin e kandidatit që do të mbështesim. Vendimmarrja e Kryesisë do të bëhet publike dhe do t’i dërgohet zyrtarisht Kryesisë qëndrore. Çdo vendim, i ndryshëm nga vullneti i strukturave lokale të PD Vau Dejës do ishte jo vetëm anti-statutor, por një mohim i sakrificave të demokratëve të kësaj zone, dhe veçanërisht qëndresës së tyre në mbështetje të lidershipit zyrtar gjatë vitit të fundit. Qëllimi ynë i vetëm mbetet bashkimi përreth një kandidati të vetëm dhe fitorja e zgjedhjeve të 14 Majit, për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve të Vau Dejësit, pas 4 viteve pengmarrje nga Mark Babani dhe njerëzit e tij”, kështu është shprehur Gentian Ndoj.
Diskutime rreth kësaj post