Nga: Ylli Manjani
Ai asnjëherë s’ka ditur e as di se çfarë ndodh në oborrin e vet.
Ai nuk e dinte që:
-vendi u knabizua në mënyrë kapilare.
-ndërtimet në mes të Tiranës dhe te Liqeni i Thatë janë pa leje.
-në Shqipërinë që qeveris me patronazhistë, vidhen zgjedhjet.
-harxhohen para publike pa hesap e pa garë.
-në Shqipëri ka kontrata koncesionesh.
-ka deputetë e të zgjedhur prej tij me të shkuar kriminale.
Ai nuk di as këto e as kush ha e mbledh dardha në këtë vend që vetë qeveris.
Padyshim s’ka sesi të dijë çka bërë Neza, Duçka, McGoni. Asgjë nuk di, udhëheqësi i madh që di çdo gjë për Shqipërinë, Ballkanin, BE e gjysmën e Amerikës.
Nuk i dini ju këto?
Duhet t’ua thotë Ngjela që t’i besoni edhe juridikisht?!
Pse ore me BILD, mediat e huaja, FBI dhe gjykatën amerikane doni të provoni dijeninë e udhëheqësit të Ngjelës, Tiranës, Durrësit e gjithë Shqipërisë?
Pse ore me dosjet 184 e 339, me dosjen e patronazhistëve, me dosjet, me kontratat abzive, me paret e harxhuara pa tender, me shkrimet në gazeta, reportazhet e ZDF dhe RAI3 mbi shtetin mafioz që drejton, me dosjen e FBI apo me godinat pa leje në Tiranë doni të provoni që Ai ka dijeni ç’i ka bërë këtij vendi?!
Jeni në terezi apo jo?!
Mbi të gjitha ai s’ka përgjegjësi për këto gjëra që i ndodhin vendit që qeveris.
D.m.th ka të njëjtin status me të çmendurin, pijanecin dhe të miturin në 14 vjeç.
I PAPËRGJEGJSHËM!
Prandaj o popull:
Votoje prapë se gjynah!!
Diskutime rreth kësaj post