Drejtori i Përgjithshëm i RTK, Mentor Shala, është shkarkuar nga puna pas dy mandateve në këtë post, ku gjithashtu, nga puna janë pushuar edhe udhëheqësi i departametit për zhvillim dhe strategji, Mustafë Mustafa si dhe udhëhqeësi i administratës.
“Po është e vërtetë, të tretë janë larguar nga puna”, i ka thënë një burim Nacionales.
Siç mëson gazeta, asyeja për këtë largim është fakti se të tre kanë marrë pjesë në mashtrim, duke futur në sistem një kontratë në mënyrë retroaktive.
Sipas kësaj kontrate, Mustafë Mustafa, do të përfitonte pagë më të lartë.
Në anën tjetër, mësohet se Radio Televizioni i Kosovës, ka bërë kallëzim penal për këtë çështje.
Ndërkohë, kujtojmë se zëvendësdrejtor i Radio Televizionit të Kosovës, disa ditë më parë u emërua gazetari shqiptar Adi Krasta.
A do të zërë Krasta vendin e Shalës?
Diskutime rreth kësaj post