Analisti Robert Papa deklaroi se teksa në Shqipëri, opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për shkak të çështjes”McGonigal”, në SHBA kërkohet dorëheqja e drejtorit të FBI-së.
Në një intervistë për Euronews Albania, Papa u shpreh se ky skandal, është i turpshëm për një vend si Shtetet e Bashkuara.
“Duket e habitshme në Shqipëri kur kërkohet dorëheqja e Ramës, ndërkohë që këtu kërkohet dorëheqja e drejtorit të FBI-së. FBI është një institucion, nga shtyllat e demokracisë amerikane, janë heronj, njerëzme intelekt, me rezultate të shkëlqyera nëpër shkolla, dy apo tre molla të kalbura nuk e hijëzojnë dot forcën e FBI-së.
Natyrisht, është e turpshme për një vend si Amerika, kjo që ka ndodhur. Për ne si shqiptarë, unë dhe si shqiptaro-amerikan, ajo që më shqetëson është kjo, krijohet një treshe; Sigurimi i Shtetit, bashkëpunëtori shqiptar, kryeministri shqiptar dhe favorizimi për rusët”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post