Luizi u zgjua sot në mëngjes në shtëpinë e “Big Brother” dhe vendosi që gjithë ditën sot t’ja “kushtojë” Armaldo Kllogjerit aka maestros. Okay, ndoshta jo të gjithë ditën sepse Kiara ka pjesën e saj, por ajo që duam të themi është se këngëtari foli, analizoi, madje edhe debatoi me Armaldon gjërë e gjatë lëvizjet e tij të ditëve të fundit, nominimin dhe cdo gjë tjetër, teksa Ejlli nuk nguroi që ta quante tenorin “frikacak” apo “lepur” për shkak të veprimeve që kishte bërë. Kështu, sipas Luizit, nisur nga fakti që Armaldo pa se qëndrimi pranë tij e kishte nxjerrë në nominim nga banorët, kishte bërë që të largohej këto ditë dhe ta linte “vetëm”, teori me të cilën Kllogjeri nuk ka qenë edhe aq dakord e prandaj ka pasur “tension” të vazhdueshëm sot mes tyre.
Megjithatë kulmi i debateve të tyre ishte në momentin kur teksa komunikonin në dy anë të ndryshme të pishinës, një simbolikë shumë e bukur e marrëdhëdhënies së tyre këto kohë, Luizi e “sfidoi” maestron duke i thënë që nëse do të hidhej në pishinë megjithë mikorofon, ai do ta shpëtonte. Arlamdo nuk nguroi asnjë sekondë, literalisht dhe e vuri në provë deklaratën e Ejllit, duke kërcyer menjëherë, ndërsa le të themi që këngëtari nuk e mbajti anën e tij të ujdisë dhe nuk u hodh pas tij.
Pra në një farë mënyrë, për të provuar që Luizi nuk i qëndron fjalës që jep, por edhe për ta provokuar në lojën e tij, Armaldo u detyrua të hidhet. Por nëse kjo gjë mund t’i ketë shërbyer lojës që maestro po përpiqet të bëjë, nuk i shërbeu aspak banorëve brenda në shtëpi, që u dënuan nga “Vëllai i Madh”, pikërisht sepse Armaldo u hodh megjithë mikorofon në pishinë. Si rezultat konkurentët në momente të caktuara nga produksioni duhet të qëndronin pa folur me njëri-tjetrin, gjë që solli jo pak situata në shtëpi.
Diskutime rreth kësaj post