Deputeti Flamur Noka njofton se ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e plotë të komisionerëve dhe sekretarëve për KZAZ-të në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Noka e ka bërë këtë në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm për Partisë Demokratike, siç dallohet edhe në dokumentin e publikuar prej tij.
Megjithatë çështja se cilit grupim i përket Partia Demokratike, mbetet ende e pazgjidhur në gjykatë. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur më herët se do të vlerësojë legjitimitetin e personit nga Partia Demokratike që do të sjellë dokumentacionin e duhur.
Celibashi shtoi se dokumentacionin, KQZ-ja e merr nga Gjykata e Tiranës.
“Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dorëzova sot në KQZ listën e plotë të komisionerëve dhe sekretarëve për KZAZ-të e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Do të jenë përfaqësia jonë në administrimin e procesit zgjedhor, sy e vesh për çdo shqiptar që kërkon të drejtën kushtetuese të votës së lirë dhe mbrojtjen e saj me çdo kusht.
Çdo votë për një fitore të madhe”, njofton Flamur Noka.
Diskutime rreth kësaj post