Gjatë ditës së djeshme banorët kanë biseduar rreth grupimeve që janë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.
Sipas publikut dhe opinionistëve në shtëpi janë dy grupe, ai i Luizit dhe ai i Oltës. Por duket se tani edhe Kristi me Armaldon duan të krijojnë një grup bashkë.
Mbrëmë vonë, Luizi po rrinte si gjithmonë ulur pranë Kiarës dhe Efit duke bërë muhabet dhe atyre u është bashkuar edhe Bjordi.
Si pasojë këngëtari shprehet se tashmë regjisorin e ka në grupin e vet.
“E shprehu publikisht aty në mes të gjithëve”, tha Luizi dhe Bjordi ia pret: “Jam me grupin e Luizit”.
Luizi: Pati një suspancë, po i futi një buzëqeshje ky dhe e kuptoni si ishte. Një batutë kaluese tha. Ti qeshe. Ky u bë në grupin tim sepse unë e shfrytëzova rastin për t’i kushtuar disa këngë që i pëlqenin Bjordit me kitarë
Bjordi: E di që ma merr zemrën vetëm me muzikë.
Diskutime rreth kësaj post