Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes nëse do i kërkonte falje Bashës, nëse rezulton se ai nuk ka marrë para të finacuara nga Rusia.
Pyetja: Nëse nga ky hetim që ju kërkoni nga institucionet amerikane, rezulton që çështja për të cilën akuzohet Basha të jetë rezultat i këtij lobimi, a do I drejtoheni atij me një ndjesë publike për akuzat që keni bërë vitin e fundit?
Berisha: Nëse ka njeri që mka mohuar dosjen ruse në mënyrë të fuqishme ka qenë Berisha. Për katër vite kam heddur poshtë butimin rus. Në prill të vitit 2022 Rama I deklaron Bashës se ti ke futureduart thellë në xhepat rusë dhe bllokon dosjen. Nuk e çon dosjen në Gjykatën e Lartë.
Unë e kam denoncuar këtë, unë kam folur për peng Basha. Unë I kam kërkuar Bashës të deklarojë burimin e parave. Raporti i Inteligjencës citonte në mënyrë direkte PD. Berisha e ka dënuar këtë. Por në çdo prononcim timin kam kërkuar që ai të bëjë public burimin e parave, përndryshe ngelet variant e padiskutueshëm që mund të ketë marrë paratë ruse. Dil e thuaj ku i ke marrë paratë. Deri sa ai nuk e përgënjeshtron, nuk mund të them ndryshe.
Diskutime rreth kësaj post