Komisioneri Várhelyi i është përgjigjur me një letër kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në lidhje me Portin e Durrësit dhe Durrës Marina Bay and Yacht.
Në përgjigjen e Komisionerit të Zgjerimit, Várhelyi, pohon se në çdo marrëveshje nevojitet zbatimi i MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian.
“Kur vjen fjala tek marrëveshjnet ndërshtetërore me vendet e treta, pozicioni i BE është i qartë dhe ka qenë përherë i tillë, përfshirë edhe në Këshillin e Fundit të Stabilizim Asoocimit që u mbajt në Mars 2021 mes Shqipërisë dhe BE”, theksohet në letër.
Letra thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës dhe trjatimit të barabartë.
Më tej Komisioneri Várhelyi argumentoi se Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me qeverinë shqiptare në lidhje me Portin e Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post