I ri në moshë por me shumë talent, është ky këngëtari i ri Engjell Gerxhaliu me emrin artistik Engjo i cili vetëm pak kohë më parë ka publikuar projektin e tij të parë, shkruan Lajme.al
Projekti i fundit muzikor i Engjo titullohet ‘C’est la vie’ i cili edhe pse projekti i tij i parë me videoklip ka kaluar shifrën e 100 mijë shikimeve në kanalin e Engjos në YouTube.
Videoklipin e këngës së tij të parë e ka bërë A Films.
Ai ka vetëm 16 vjet dhe është lindur në Bern të Zvicrës, por prindërit e tij vijnë nga Vushtria e Kosovës.
Ai hobi ka modelizmin, vallëzimin, fitnessin, futbollin por ajo që i flen në zemër më shumë është muzika.
Ai poashtu është lojtar i FC Bern që nga mosha 12 vjeçare, por Engjo momentalisht shkon dhe në shkollë të muzikës.
Projekti muzikor ‘Cest la vie’ nuk do jetë i fundit nga Engjo pasi shpejt do sjellë edhe projekte tjera.
Engjo cilësohet si një ndër artistët e rinj më të pashëm, më me stil e plot sharm, por ajo që e formëson është talenti që ai posedon./Lajme.al
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post