Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. E teksa ka lojë brenda lojës, banorët e BBV kanë patur një provë javore për të siguruar buxhetin e tyre.
Dyshet e formuara (Amos-Tea, Armaldo-Nita, Bjordi-Dea Mishel, Kristi-Valbona, Luizi-Kiara dhe Xhonatan-Diola) u është dashur të kujdesen për një bebe (kukull) çdo herë që ajo qante. Duke marrë shkasë nga prova e javës, Valbona ka komentuar brezin e ri dhe veçanërisht sjelljen e Kristit.
“Hyri me maskë, doli me maskë. Ishte në gjumë. Brezi, si do rriten do bëhen baballarë, do qajë fëmija do thonë prit të fle unë, të sistemohem unë, pastaj do qash ti. Brez i çuditshëm është”, u shpreh Valbona.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post