Këngëtari Luiz Ejlli ka tash e sa kohë që flirton me moderatoren Kiara Tito brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Kjo e fundit dikur ka qenë në lidhje me këngëtarin e njohur nga Kosova, Butrint Imeri – një lidhje e cila nuk qe shumë jetëgjatë.
Të enjten, Luizi i cili tenton të ketë një lidhje me Kiarën ka diskutuar me banorët e tjerë rreth Butrintit, duke u shprehur se nëse do të hynte këngëtari nga Kosova në BBVA, do ta nxirrte atë komplet jashtë loje.
“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, tha artisti shkodran.
Ndërkohë lidhur me këtë çështje, duket se ka pasur një reagim nga ana e interpretuesit të hitit “Hajt hajt”, Butrint Imeri.
Ai publikoi në InstaStory mbrëmjen e së enjtes një varg nga kënga e tij më e fundit, “Lule e dashnisë” e cila thekson: “A të merr malli që nuk jemi më?”.
Këtë varg ai e publikoi krahas një ‘selfie’ që publikoi nga një aeroplan në InstaStory, teksa ndjekësit e programit nuk kanë hezituar që ta quajnë si një thumbim kundrejt moderatores Kiara Tito.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post